Mihrija&Naimi ia vënë 'flakën' atmosferës në dasmën e djalit të Shkurte Fejzës

  • A.P /
  • 10 October 2022 - 15:58
Mihrija&Naimi ia vënë 'flakën' atmosferës në dasmën e djalit të Shkurte Fejzës

Djali i këngëtarës së njohur Shkurte Fejza - Arbëri, mbrëmjen e së shtunës i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tij me Erzën, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me këtë rast është organizuar edhe një dasëm e madhe në një nga hotelet e Prishtinës.

 

Në dasmën e organizuar të ftuar ishin edhe shumë fytyra të njohura publike, njëherit edhe miq të këngëtares.

Me këtë rast nuk kishin si të mungonin dy yjet e estradës Mihrije Braha dhe Naim Abazi të cilën dhe kënduan në dasëm dhe shkëlqyen me interpretimin e tyre live.

(Kosova Sot Online)