Armina Mevlani mburret me këtë tipar

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 14:44
Armina Mevlani mburret me këtë tipar

Pas dasmës madhështore që mbajti pak ditë më parë, Armina Mevlani është hapur me ndjekësit përmes një interviste virtuale. Blogerja ka zbuluar më shumë rreth fëmijërisë së saj. Në një foto kur ishte vetëm 13 vjeç, blogerja shprehet se e ëma nuk e lejonte të hiqte vetullat.

Armina shprehet mes të tjerash se dikur i kishte kompleks vetullat e trasha, ndryshe nga sot që janë në modë. “Po janë vetullat e mia natyrale. Kur isha e vogël i kisha kompleks që ishin kaq të trasha, sepse mami nuk më linte t’i bëja me formë. Tani mburrem me to”, shkruan Armina krahas fotos.

“Këtu ndihesha shumë e shëmtuar. 13 vjeçe, ndërkohë që mami im më ka lejuar t’i heq vetullat 15 vjeç. Ato ishin shumë të trasha dhe unë mezi prisja të bëhesha 15 që të bëja make-up dhe të hiqja vetullat,” shkroi Armina ndërsa ndau gjithashtu dhe një foto se si dukej në mbrëmjen e maturës.

Image

(Kosova Sot Online)