Aurela Hoxha e hetuar nga Policia e Shtetit!

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 17:26
Aurela Hoxha e hetuar nga Policia e Shtetit!

Pak ditë më parë hakerat iranianë publikuan të dhënat e nxjerrë nga sistemi i Policisë së Shtetit.

Në listë shfaqeshin personazhet të njohur të politikës dhe gazetarisë, por edhe personazhe të njohur nga showbizzi. Të dhënat vijnë nga sistemi “MEMEX”, i cili mban listën e të gjithë qytetarëve të hetuar apo të dyshuar nga policia. Megjithatë në një deklaratë të ditëve më parë policia u shpreh se në fakt hakerat nuk kishin mundur ta thyenin sistemin “MEMEX”.

Por ajo që na ra në sy në këtë listë është edhe emri i modeles Aurela Hoxha. Si një nga personazhet më të përfolura në mediat tona, emri i saj në këtë listë na habiti jo pak. Kjo për faktin se modelja nuk është përfolur kurrë në media për ndonjë problem me ligjin, duke ruajtur gjithnjë një profil të sajin në media. Por duket se listat e publikuara nga hakerat iranian, tregojnë të kundërtën. Ashtu si shihet, shtetësja Eurela Hoxha, e lindur në Bajram Curri, e ditëlindjes 27 shkurt 1985 është në listat e qytetarëve të hetuar apo të dyshuar nga policia. Natyrisht që nuk dihet se për çfarë arsye ajo ka përfunduar në këtë listë. Kujtojmë se prej vitesh Aurela jeton me partnerin e saj në Barcelonë, ku dhe prej 1 viti është bërë edhe nënë. Jeta e saj e re tashmë është e fokusuar tek familja dhe angazhimet që ka në Spanjë. Shpesh herë ajo rikthehet në vendin tonë, por mund të themi se i ‘ka mbyllur hesapet’ me showbbizin në vendin tonë. Në listat e famshme nga hakerat ishin disa emra të tjerë të njohur në vendin tonë.

Të shumtë kanë qenë personazhet që janë shprehur se nuk kanë qenë kurrë të hetuar apo të dyshuar për ndonjë ngjarje, duke përjashtuar mundësinë që emri i tyre të jetë në këto lista. Gjithashtu vetë Policia mohoi lajmin se dy ministra të qeverisë të ishin të hetuar, duke ngritur kështu pikëpyetje të mëdha rreth vërtetësisë për këtë listë. Mbetet për t’u parë nëse vetë Aurela do të reagojë lidhur me faktin se emri i saj gjendet në këtë listë famëkeqe.

(Kosova Sot Online)