Dua shfaqet vetëm në rrugët e kryeqytetit

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 18:44
Dua shfaqet vetëm në rrugët e kryeqytetit

Dua Lipa u shfaq së fundmi duke ecur e vetme në rrguët e Londrës e veshur me një palë paliçeta të kuqe.

27 vjeçarja, veshi poshtë një bluzë me vija të kuqe, të bardhë dhe blu teksa po dilte në kryeqytet.

Këngëtarja i kombinoi me një palë Kambale të zeza dhe një çantë të madhe e po të njëjtës ngjyrë. Dua kishte bërë një grim të lehtë dhe kishte vendosur syze të zeza.

Dalja vjen pasi ajo konfirmoi se është single pas një vale thashethemesh se ishte në lidhje me mikun e saj Trevor Noah.

Dyshja u fotografuan së bashku teksa po shijonin një darkë javën e kaluar. Ajo shpjegoi se është “me të vërtetë e mrekullueshme të jesh vetëm” gjatë podcast-it të saj iHeartRadio.

Image

(Kosova Sot Online)