Reagimi i Loredanës kur e pyesin për planet për martesë

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 12:18
Reagimi i Loredanës kur e pyesin për planet për martesë

Loredana Zefi ka kohë që i ka dhënë fund lidhjes me Mozzik, por dyshja vazhdimisht përfliten në media dhe rrjete sociale.

Madje çdo deklaratë e tyre shihet me një sy tjetër dhe gjithmonë dyshimet e para shkojnë se janë dedikime apo thumba për njëri-tjetrin.

E tille ishte edhe deklarata e fundit e artistes, ku foli rreth martesës.

Në një video që reperja publikoi në TikTok, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo “po mendon për martesë ose diçka të tillë.”

Dhe përgjigja e Loredanës ishte: “Unë kam fobi nga martesa vëlla.”

Dhe sigurisht kjo përgjigje e saj nuk ka si të mos lidhet me Mozzik dhe lidhjen e tyre me shumë ulje dhe ngritje.

Çifti ishin kurorëzuar në ditën e ardhjes në jetë të vajzës së tyre Hanës, për t’u ndarë, ribashkuar e ndarë prapë.

(Kosova Sot Online)