Fatmir Spahiu ironizon për vizat: Skënderbeu i ka fajet, u dashtë me i lanë kufijtë hapur

  • E.K /
  • 14 October 2022 - 12:21
Fatmir Spahiu ironizon për vizat: Skënderbeu i ka fajet, u dashtë me i lanë kufijtë hapur

Sot për herë të parë, grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian ka pasur në rend të ditës diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në lidhje me këtë, REL, ka raportuar se Franca, ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar aktori i njohur Kosovar, Fatmir Spahiu me anë të një postimi.

“ Skënderbeu i ka fajet. U dashtë me i lanë kufijtë hapur!”- shkroi ai. 

(Kosova Sot Online)