Urimi i ëmbël i Arbanës për ditëlindjen e Diellit na ngrohu zemrat të gjithëve!

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 12:37
Urimi i ëmbël i Arbanës për ditëlindjen e Diellit na ngrohu zemrat të gjithëve!

Djali i Arbanës dhe Eduartit, Dielli feston sot ditëlindjen. Moderatorja ka publikuar një foto bardhë e zi në rrjetin social Instagram, ku uron djalin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime”, shkruan Arbana krahas fotos që ka publikuar në Instagram.

Sigurisht që edhe personazhet Vip nuk kanë kursyer aspak urimet në këtë ditë mjaft të lumtur për Arbanës.

Disa urime të përzemërta për djalin e Arbanës vijnë nga Rezarta Shkurta, Arjola Demiri, Eraldo Rexho etj.

Kujtojmë se së fundmi është zbuluar edhe roli që do të ketë moderatorja në film. Faqja zyrtare e filmit ka publikuar një foto-album në Instagram, kur prezantojnë Arbanën zyrtarisht si pjesë e kastit të aktorëve.

“Prezantuesja televizive Arbana Osmani do të aktrojë si vetja në një paraqitje speciale në “Sofia” që do të shfaqet në të gjitha kinematë më 3 nëntor”– thuhet në mbishkrimin, ku zbulohet edhe data e premierës.

Ndërkohë kujtojmë se kur lajmëroi se do jetë pjesë e filmit, Arbana tha në një video: “[Eduardi] kishte filluar punën për filmin, kishte shkruar skenarin, po definonte gjithë gjërat e tij dhe vjen një ditë dhe më thotë: ‘Kam menduar që të luash edhe ti te filmi im’. Qesha. Thashë: ‘Unë? Po unë s’jam aktore. Ku di unë të luaj?!’.”

“Sofia” ka si fabul historinë e një vajze të re serbe që viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë luftës. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndarë nga lufta.

(Kosova Sot Online)