Dikur ishin ndër çiftet më të përfolur, Klaudia Pepa rrëfen raportin që ka me Albin

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 09:45
Dikur ishin ndër çiftet më të përfolur, Klaudia Pepa rrëfen raportin që ka me Albin

Klaudia Pepa dhe Albi Nako kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar.

Ata i kanë dhënë fund martesës së tyre prej shumë vitesh ndërsa Klaudia vijon karrierën si balerinë në Itali.

Po ashtu dhe ndarja ishte shumë e komentuar, nisur dhe nga deklarata e balerinës kur tha se e konsideronte Albin si vëlla.

Së fundmi, Klaudia ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur për jetën e saj personale. E pyetur për marrëdhënien me Albin, ajo theksoi: “Tani janë ftohur të them të drejtën. S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan siç duhet të shkonin, çdokush në jetën e vet”.

(Kosova Sot Online)