Rita Ora nuk është e vetmja shqiptare që do të ngjitet në skenën e “MTV European Music Awards 2022”!

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 11:07
Rita Ora nuk është e vetmja shqiptare që do të ngjitet në skenën e “MTV European Music Awards 2022”!

MTV EMA 2022 ka nisur me surpriza. Është bërë e ditur prej disa ditësh se prezantuesit do të jenë Rita Ora dhe partneri i saj Taika.

Së fundmi, është bërë e ditur se artistë si Lewis Capaldi, David Guetta, Muse si dhe dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Ava Max janë përzgjedhur si interpretuesit e këtij viti. Capaldi do të japë performancën e tij të parë në këtë event.

Ndërsa Max, Rexha, Guetta, Gorillaz dhe Muse po kthehen si interpretues, ata gjithashtu kanë fituar pjesën e tyre të nominimeve këtë vit. Së bashku për hitin më të fundit”I’m Good (Blue)”, Rexha dhe Guetta janë kundër Max dhe DJ holandez Tiwesto “The Motto” për bashkëpunimin më të mirë.

(Kosova Sot Online)