Labinot Tahiri e quan të tepruar qarkullimin e afisheve të Aurona Pelajt: Nuk jemi Irani apo Afganistani

  • A.P /
  • 04 November 2022 - 16:17
Labinot Tahiri e quan të tepruar qarkullimin e afisheve të Aurona Pelajt: Nuk jemi Irani apo Afganistani

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka bërë sot (e premte) një reagim në rrjetin social Facebook.

Ai është shprehur i mllefosur me afishet që po qarkullojnë në vend, ku shfaqet fotografia dhe emri i infermieres agresive që pak ditë më parë u xhirua duke rrahur një të moshuar në Pejë.

 

Labi shkroi se ndërmarrja për të linçuar tashmë vajzën me të cilën po merret organet e drejtësisë, është gjithashtu gabim.

Ai madje ka shkruar se ne nuk jemi një vend i Lindjes së Mesme, ku linçimi dhe ekstremiteti duhet zënë vend.

Image

(Kosova Sot Online)