Eurovision: Rregullat e reja ndryshojnë konkurrencën

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 18:37
Eurovision: Rregullat e reja ndryshojnë konkurrencën

Eurovision sigurisht që çdo vit befason shikuesit dhe audiencën dhe nga viti i ardhshëm organizatorët po sjellin ndryshime të rëndësishme në segmentin e votimit.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, Eurovizioni i jep primatin shikuesve, kështu që vetëm ata vendosin se kush do të shkojë në finalen e madhe përmes votave SMS.

 

Në votimin online do të marrin pjesë edhe vendet që nuk marrin pjesë në Eurovizion.

Kujtojmë se fitues i Eurovizionit të sivjetshëm që u mbajt në Itali ishte kënga ukrainase Stefania.

Megjithatë, për shkak të luftës në Ukrainë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, Eurovizioni i radhës do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe. Konkursi do të zhvillohet në maj 2023.

(Kosova Sot Online)