Ronela Hajati: Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e kalbësirave që më gjykonin

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 18:18
Ronela Hajati: Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e kalbësirave që më gjykonin

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, derisa ka thënë se nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e atyre kalbësirave televizive që u mblodhën për javë me radhë të më gjykonin mua, një vajzë të re me ëndrra pafund, kur nuk kalova në finale në Eurovision, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 


“Fjala ‘pusht’ është mbase fjala adapt për këtë kategori njerëzish që fatkeqësisht po mbajnë akoma zë dhe peshë në shumë vendime. Nuk do t’i harroj kurrë fytyrat e atyre kalbësirave televizive që u mblodhën për javë me radhë të më gjykonin mua, një vajzë të re me ëndrra pafund, kur nuk kalova në finale në Eurovision”, ka shkruar Ronela.

Mes tjerash, Hajati ka thënë se për muzikën ka bërë sakrifica të mëdha, përfshirë edhe pjesën e shëndetit.

“Gjithë jetën time kam luftuar me thonj e me gjak për një vend në muzik që dhe sot e kësaj dite e meritoj të jem shumë më lart seç jam. E gdhij në studio ditë e natë, pa pushim. Vetëm punoj. Kam sakrifikuar shëndetin, familjen dhe dashurinë për këtë muzikë”, ka shkruar  Ronela.

Image

(Kosova Sot Online)