Rita Ora me shqiponjë i 'kall' serbët

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 17:56
Rita Ora me shqiponjë i 'kall' serbët

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka publikuar në TikTok një video në të cilën ka përdorur “efektin” e shqiponjës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 


Padyshim ky veprim ky i ka nervozuar disa serbë.

Ata e kanë cilësuar këtë veprim si provokim ndaj Serbisë, pasi ekipi kombëtar i tyre u eliminua nga Botërori i Katarit pas humbjes nga Zvicra.

“E dashur Rita, më vjen keq që ta prish këtë video, por Shqipëria nuk u kualifikua në Botëror 2022. Nuk e di pse të shqetëson kaq shumë që Shqiponjat po rikthehen në shtëpi”, shkruan një përdorues serb në Twitter.

(Kosova Sot Online)