Fero po kërkohet nga Policia, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 11:04
Fero po kërkohet nga Policia, kjo është arsyeja

Reperi i njohur nga Kosova, Fero, është duke u kërkuar nga e Policia e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Fero po dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lagje të Gjilanit.

Zëdhënënsi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 28.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan”, tha Hashani.

(Kosova Sot Online)