Ja me cilin mashkull shihet duke ecur Dua Lipa

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 18:23
Ja me cilin mashkull shihet duke ecur Dua Lipa

Së fundmi ylli i muzikës pop Dua Lipa është parë me një djalë misterioz teksa po largohej nga një klasë e jogas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

27-vjeçarja, dukej në humor të mirë gjatë daljes, teksa piu një kafe pasi vazhdoi rutinën e saj të fitnesit.

Para disa kohëve u përfol se Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow, albumi i fundit i të cilit përmban një përshëndetje për yllin britaniko-shqiptar. 

Pasi u takuan personalisht në Brunch të Variety Hitmakers në Los Angeles në nëntor, ajo është bërë e afërt me reperin dhe disa burime kanë pohuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

Image

(Kosova Sot Online)