Motra e Oltës: Si mund të qeshnin të gjithë me lotët e saj

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 18:19
Motra e Oltës: Si mund të qeshnin të gjithë me lotët e saj

Nga momenti i largimit të Amosit, nga Big Brother Albania Vip, vëmendje mori reagimi i Oltës, e cila filloi të qante me dënesë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Motra e aktores, Greta Gixhari ka deklaruar se më shumë përshtypje i ka bërë reagimi i dy opinionistëve, të cilët kur Olta po qante, nisën të qeshnin me reagimin e saj.

“Më erdhi shume keq për reagimi të dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia. Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej keq. Njësoj do ishte edhe nëse kishte qenë një person tjetër. Dalja e Amosit ishte e papritur jo vetëm për Oltën, por edhe për vetë publikun. Efi mund të qeshë sepse ajo gëzohet në raste të tilla. Ajo nuk tregohet e drejtë me vlera të tilla. Efi i ka goditur vlerat njerëzore”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)