Amos reagon pas daljes nga BBV: Kërkoj ndjesë!

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 21:00
Amos reagon pas daljes nga BBV: Kërkoj ndjesë!

Pas eliminimit nga “Big Brother Albania Vip”, aktori Amos Zaharia ka bërë reagimin e tij të parë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Amos ka falenderuar mbështetësit e tij dhe shprehet i lumtur që po i rikthehet “jetës”

 

Ai ka kërkuar gjithashtu ndjesë për shakatë e tij, sipas tij të keqkuptuara, dhe për qëndrimet e tij ndaj banorëve të tjerë.


“Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu perfshij edhe veten time mbi të gjithë” shkruan Amosi Zaharia.

Image

(Kosova Sot Online)