Vendimi i Bledit e 'habit' Oltën

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 22:45
Vendimi i Bledit e 'habit' Oltën

Mbrëmjen e sotme në mënyrë vullnetare, Bledi Mane vendosi që të lërë shtëpinë e Big Brother Albania VIP, shkruan gazeta "Kosova Sot Online". 

Mane zgjodhi që të mos priste vendimin e publikut, por kërkoi që të dilte vetë nga ky program, duke habitur të gjithë banorët e tjerë dhe opinionin publik.

Një vendim i papritur, që sigurisht gëzoi shumë Luizin dhe Kiarën, dy të nominuarit e tjerë të kësaj jave. Por, duket se vendimi i papritur i Bledit nuk u prit mjaft mirë nga ‘autorja’ e këtij nominimi, Olta Gixhari.

Aktorja nuk e besoi aspak këtë vendim të Bledit, madje as kur ai doli nga dhoma e rrëfimit. Ajo iu drejtua me fjalët ‘Ej, seriozisht e ke ti mo’, duke mos e besuar deri në fund vendimin e tij, ndërsa kërkoi të sigurohej nëse ai do të rikthehet më në shtëpi apo jo.

(Kosova Sot Online)