Valbona Mema largohet nga 'Big Brother Albania Vip'

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 14:29
Valbona Mema largohet nga 'Big Brother Albania Vip'

Sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje e papritur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Banorja Valbona Mema ka marr vendim të largohet nga 'Big Brother Albania Vip'.

Pas leximit të zarfit, Valbona la shtëpinë dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do takohen jashtë.

Televotimi i së shtunës anulohet automatikisht. Në nominim këtë javë ishin Olta, Kristi, Dea, Tani dhe Armaldo.

E arsyeja që u kumtua ishte për "arsye familjare".

Kohëve të fundit asaj i "rrëshqiti" situata nga dora duke e përdorur metodën e hipërbolës. 

Image

(Kosova Sot Online)