Edhe Adrola pro Luizit: I ka dhënë kuptim Big Brotherit këtë vit

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 15:04
Edhe Adrola pro Luizit: I ka dhënë kuptim Big Brotherit këtë vit

Pas Dafina Zeqirit, Vesa Lumës, Alban Skënderajt, të cilët në një mënyrë kanë treguar se po e pëlqejnë lojën e Luiz Ejllit brenda shtëpisë, edhe Adrola Dushi është deklaruar pro Luizit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ajo theksoi se po e pëlqen pasi nuk ka kaluar asnjëherë limitet njerëzore.

“Unë jam nga Mirdita, kam lindur dhe jam rritur atje. Shkodrën e kam shumë afër. Kjo është arsyeja. Arsyeja përse unë e mbështes Luizin është se nuk ka kaluar kurrë limitet njerëzore. Unë gocë jam, femër jam, nënë jam dhe në momentin kur dikush më prek aty ku nuk duhet unë kthehem në një bishë, kjo është një natyrë njerëzore, të gjithë e kemi këtë lloj gjëje. Mbrohemi kur dikush na sulmon dhe kjo është gjëja që unë e vlerësoj pa fund te ai”, u shpreh Dushi.

Ish-Miss Shqipëria shtoi se sivjet ai i ka dhënë kuptim Big Brotherit me të gjitha gjërat që ka bërë deri më tani.

“Më pëlqen sepse i ka dhënë kuptim Big Brotherit këtë vit. Më pëlqen sepse nuk e ka kaluar kurrë anën njerëzore dhe është gjëja që unë vlerësoj më shumë te njerëzit. Absolutisht e di që në ca momente ka kaluar njëfarë limiti, por ka qenë thjeshtë mbrojtje nga ana e tij”, vazhdoi ylli i njohur.

(Kosova Sot Online)