Luizi: Kur të martohen Kristi dhe Keisi do rrihen për manikyr

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 11:40
Luizi: Kur të martohen Kristi dhe Keisi do rrihen për manikyr

Romancën e Keisit dhe Kristit,  brenda shtëpisë së Big BrotherAlbania Vip, e ka komentuar Luizi derisa  drejtonte bashkë me Tanin emisionin “Fiks Fare”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ai ka shprehur mendimin e tij pse ata ende nuk janë puthur.

“Kristi e ka shpreh dëshirën me e puth, por jam kurioz sa herë do i lajë dhëmbët pas puthjes së parë. E kam parë që mban furçe dhëmbësh në xhep prandaj po pret ta puthë. A thua ka gjë tjetër që e ndalon Kristin ta puthë Keisin përveçse thonjve? Këta do rrihen për 1 manikyr kur të martohen”, tha Luizi duke qeshur.

(Kosova Sot Online)