Luizi vendos: Nga sot kështu do të vazhdoj në Big Brother Albania VIP

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 14:10
Luizi vendos: Nga sot kështu do të vazhdoj në Big Brother Albania VIP

Për rrjedhën e lojës brenda "Big Brother Albania VIP", Luiz Ejlli ka marrë një vendim të prerë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Luizi bëri të ditur se nga sot e tutje, do të heqë dorë nga Kiara, për t’u fokusuar në lojën e tij, pas më shumë se 65 ditëve brenda shtëpisë.

 

Kjo deklaratë u prit me habi nga Olta por jo aq nga Kiara.

‘Zgjidh më tha mua Zhaku. Po zgjedh, do fitoj Big Brother, e me Kiarën do takohemi jashtë. Të dyja nuk i bëj dot, u bëra 67 ditë këtu’

Olta: Po tërhiqesh, nga Kiara?

Luizi: Pse ha m*t kot?

Ndërkohë, Kiara sqaroi Maestron se Luizi do e ketë fokusin më shumë te loja, duke treguar në kët formë se nuk është ndjerë keq nga ajo që tha Luizi.

‘Sa të jetë këtu do përkushtohet vetëm te loja’.

Olta shtoi se nuk ka besim te fjalët e Luizit.

“Nuk i besoj veshëve që the, po tërhiqem nga Kiara dhe kam të drejtë të çuditem se është hera e parë që e dëgjoj’.


(Kosova Sot Online)