A po manipulon Arbana me të preferuarin e publikut?

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 18:00
A po manipulon Arbana me të preferuarin e publikut?

Të gjithë ata që e shikojnë "Big Brother Albania VIP", janë të bindur se personi i vetëm i preferuari i publikut për shqiptarët është Luiz Ejlli, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Pikërisht për këtë produksioni i “Big Brother VIP Albania” është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. I tillë ka qenë edhe momenti i djeshëm ku shumë ndjekës kamë kryqëzuar sërish moderatoren Arbana Osmani.

Spektakli pati në qendër të kritikave të preferuarin e publikut, Luizin, gjë e cila ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Nga ana tjetër një moment që nuk i ka shpëtuar ndjekësve ka qenë momenti i leximit të zarfit me emrat e të preferuarve.

Arbana mori zarfin në duar, por vijon leximin e emrave në skaletë duke zbuluar hapur se televotimi në këtë rast mund të ketë qenë pa vlerë.


Video është shpërndarë masivisht në rrjet me kritika të shumta për moderatoren dhe produksionin.

@banisimplu #luizejlli #bigbrothervipalbania #meluizin #kiaratito #bigbrother #albania #luizikampion #kosovo #shqiptar #luizibigbrother ♬ original sound - Bani simplu


(Kosova Sot Online)