Albërija i ka dy fjalë për ish-kunatën e saj Ermionën

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 15:01
Albërija i ka dy fjalë për ish-kunatën e saj Ermionën

Albërie Hadërgjonaj dhe Ermiona Lekbello dikur ishin kunata, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo pasi Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries, me të cilin ka dhe një vajzë.

 

Pasi u skualifikua nga Big Brother Albania VIP, Albëria në një postim të bërë në rrjetet sociale, i ka dalë në mbrojtje ish-kunatës duke zgjedhur fjalët më të denja për të.

“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar mes të tjerash interpretuesja e hitit “Asnjëherë”.

Image

(Kosova Sot Online)