Olta zbulon vendimin e produksionit

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 14:08
Olta zbulon vendimin e produksionit

Nga leximi i skaletës së Arbanës e deri te favorizimi i Oltës, Deas e Kiarës, skandalet në Big Brother Albania VIP nuk kanë të ndalur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në rrjet po qarkullon një video, ku shfaqet Olta, e cila i tregon Deas se ka ikur Valbona, por kjo deklaratë u bë para se të hapej zarfi në shtëpi.

Armaldo Kllogjeri (Maestro) pyet Oltën nëse ka ardhur zarf, e kjo e fundit i pohon. Më pas, Olta i kërkon Deas që të mos e diskutojnë atë që u tha mes tyre. Kjo lë shumë dyshime mbi lojën e Oltës, e nëse ajo po ndihmohet apo udhëzohet nga dikush tjetër.

Olta: Erdhi ee. Ka ik Valbona

Dea: Si ka ikur?

Maestro: Zarf, zarf?

Olta: Po

Olta i drejtohet Deas: Zëre se nuk ta thashë të lutem, okej. Të lutem.

(Kosova Sot Online)