A e dini sa harxhojnë shqiptarët për mesazhet që i dërgojnë në BB VIP Albania?

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 16:05
A e dini sa harxhojnë shqiptarët për mesazhet që i dërgojnë në BB VIP Albania?

Tri javët e fundit, banorët e "Big Brother Albania VIP" po surprizohen nga ndjekësit e tyre, të cilët i dërgojnë mesazhe të ndryshme së bashku me emoji, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo e ka një kosto e duhet thënë se nuk janë dhe aq lirë. Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro.

 

Por, me shtimin e shumtë të përdoruesve, janë rritur edhe çmimet. Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro.

Çmimet:

10 euro- një gotë verë

20 euro- një zemër

50 euro- shampanjë

100 euro – kurorë

199 euro- luan

Edhe pse qytetarët harxhojnë para dhe kohë për t’i dërguar mesazhe banorëve të preferuar, ka dalë zbuluar se produksioni nuk nxjerr mesazhet e vërteta por i bën enkas.

Në disa raste provokon edhe banorët, duke përcjellë mesazhe ngacmuese që mund të hapin debat. Rasti i cili u bë publik pak ditë më parë ishte mesazhi i një djali për Kiarën.

Ai tregoi se produksioni ka ndryshuar fjalët e tij dhe “është tallur me paratë e popullit.”

“Mesazhi që i kam dërguar Kiarës ka qenë një çokollatë me këto fjalë që kam shkruar poshtë. Më vjen keq, por produksioni tregoi edhe një herë që është duke u tallur me lekët e popullit”- shkruan ai.


(Kosova Sot Online)