Ja pse Amos i kërkon falje Kiarës

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 16:16
Ja pse Amos i kërkon falje Kiarës

Me debatin që pati me Luizin dhe Kiarën gjatë lojës së rezistensës, ku aktori ofendoi rëndë moderatoren duke e quajtur “p*tanë”, ish-banori i “Big Brother VIP”, Amos Zaharia tërhoqi goxha vëmendje, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Aktori u pyet se çfarë do të bënte ndryshe në shtëpi, ku nuk ka pa përmendur dhe ofendimin e rëndë ndaj Kiarës.

“Vetëm atë batutën që kam thënë për Kiarën do t’a tërhiqja mbrapsht sepse e kam thënë në nerva e sipër, por nuk dua të justifikoj veten time sepse është e vërtetë që ne në nerva e sipër mund të themi shumë gjëra, por kur je në televizion në një farë mënyre duhet t’a ruajmë pak etikën dhe të japim një shembull më të mirë.

Në atë moment e di që kam bërë gabim, por me të vërtetë ka qenë moment nervash dhe kam kërkuar falje dhe ndjesë edhe familjarëve të saj, kam komunikuar edhe vetë me ta në rrjete sociale.

Njerëz jemi, gabime do të bëjmë, por të jemi edhe pak më tolerantë me njëri-tjetrin. Një gjë është të bësh një gabim dhe me vërtetë t’a kuptosh gabimin dhe komplet gjë tjetër është të bësh një gabim, të kërkosh falje e të bësh po të njejtin gabim”- u shpreh Amos

(Kosova Sot Online)