Befason Kejvina: Ky është njeriu më i shtirur në 'Big Brother Albania VIP'

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 14:21
Befason Kejvina: Ky është njeriu më i shtirur në 'Big Brother Albania VIP'

Kiara është personi më i shtirur në 'Big Brother Albania VIP', ka deklaruar ish banorja e Big Brother VIP, Kejvina Kthella, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se Kiara nuk ka qenë e vërtetë që në ditën e parë të hyrjes në Big Brother VIP.

 

Kejvina komentoi edhe marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, të cilën e quan jo te vërtetë nga ana e kësaj të fundit.

Përse nuk të ka qejf Kiara?

Kejvina: Kiara ka probleme me veten. Kiara mund të ketë qenë që mund të më fliste të më merrte veç në atë moment, madje kur pashë ajo kishte thënë që nuk i rri dot afër se më prish imazhin. Unë nuk e ndjej energjinë pozitive të saj karshi meje.

A është ajo e vërtetë me Luizin?

Kejvina: Në marrëdhënie me Luizin jo, nuk është e vërtetë, më sakte dua të komentoj sa isha brenda në shtëpi, mbase mund të ketë ndryuar, se sa gjëra ka bërë ai për të, janë dashuruar të gjithë me Luizin. Kiara nuk e duronte fare, më ka bërë çudi ndryshimi i saj. Ajo e nënçmonte, nuk i bënte përtypje, kur u kthye nga spitali ndryshoi, nuk e kuptova pse ndryshoi si ndryshoi.

Cili është personi më i shtirur brenda shtëpisë?

Kejvina: Kiara, që prej ditës së parë.

(Kosova Sot Online)