Kur flet Dea: Po të ishte bërë Maestro me Kristin Luizi do të ishte jashtë

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 15:45
Kur flet Dea: Po të ishte bërë Maestro me Kristin Luizi do të ishte jashtë

Për Dea Mishelin, Luiz Ejlli  mbetet po i njejti lojtar i dobët, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në një bisede me banorët në darkën pas “Prime-t”, e ndalur tek nominimi midis Kristit, Armaldos dhe Luizit, Dea u shpreh e bindur se në rast se Kristi dhe Armaldo do ishin bërë bashkë kundër Luizit, ky i fundit do të ishte eliminuar.

 

“Ai u shqetësua sot se i thashë unë do të nxjerr unë. Më tha ti nuk ke këllqe të merresh me mua dhe unë i thashë që nuk më është dridhur qerpiku. E përjeton ai kërcënimin. Ishin dhe këta të dy që e orientoi Luizi situatën drejt jush.

Po të ishte bërë Maestro me Kristin drejt Luizit, të kishin bërë analizën e gjithë lojës që bën dhe gjithë pabesisë që bëri e kishe jashtë Luizin”, deklaroi Dea.

Olta nuk u pajtua me Dean duke thënë se Luizi nuk del dhe do të shkojë deri në finale pasi e meriton për shkak të lojës që ka bërë. Por, pavarësisht kësaj sipas saj ai nuk e fiton këtë edicion të Big Brother Vip.


(Kosova Sot Online)