
Lexoni edhe:
Kush është fajtori për ndarjen: Pique apo Shakira
Në mbajtje për 48 orë, do të qëndrojë Agim Ademi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Agim Ademi është babai i reperit Capital T.
Kush është fajtori për ndarjen: Pique apo ShakiraLexoni edhe:
Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikatë të lëshuar për media.
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte ftuar sot për t’u intervistuar
Paraprakisht, dje ishte intervistuar drejtori i financave në Federatën e Futbollit të Kosovës, Agim Gashi.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën dhe vendimin e Prokurorisë, e cila i zbuloi edhe pistat e hetimit të kreut të FFK-së.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”.
(Kosova Sot Online)