Keisi për Kristin: Më paska hapur Zoti sytë

  • A.P /
  • 23 March 2023 - 15:30
Keisi për Kristin: Më paska hapur Zoti sytë

Raporti mes Keisit dhe Kristit është ftohur totalisht., shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Së fundi, Kristi ka pasur një debat me Luizin dhe Lorencin ditën e djeshme, pjesë e të cilit janë bërë edhe banorë të tjerë.

 

Të gjithë këtë situatë e pa edhe Keisi e cila zgjodhi të mos ndërhynte. Por në përfundim me vetëm një fjali tha të gjithë mendimin e saj. 

Ishte Olta ajo që ju drejtua Kristit duke i thënë që e ka mërzitur Keisin, por ky e fundit e injoroi. Në këtë moment ndërhyri Keisi e cila i tha Oltës: 

“Ka injorime e injorime. O zot I madh. Më paska hapur zoti sytë e nuk e paska ditur”. 

Kristi nga ana tjetër vazhdontë të luante lojën e injorimeve, ku pavarësisht bisedës së vajzave, vazhdonte debatin me Luizin.

(Kosova Sot Online)