
Lexoni edhe:
Kush po i jep informacione Oltës brenda 'Big Brother Albania VIP'
Një mision nga vëllai i madh, në 'Big Brother Albania VIP, e kanë pasur tre banorët e rinj, Gerti, Lorenci dhe Jori, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Kush po i jep informacione Oltës brenda 'Big Brother Albania VIP'Lexoni edhe:
Ata kanë shkatërruar shtëpinë gjatë natës dhe tashmë banorët e tjerë duhet të gjejnë se kush kanë qenë tre personat që kanë bërë gjë.
Përmes një zarfi, Vëllai i madh i ka komunikuar banorëve se nëse i gjejnë 3 ninxhat do të kenë një avantazh.
“Banorë 3 prej jush kanë patur një mision të përcaktuar nga Vëllai i madh, ku do të ishit ninxhat e natës duke krijuar situata të ndryshme në shtëpi, pa treguar që ka qenë një mision. Detyra juaj është të hamendësoni deri në mbrëmje se kush janë 3 ninxhat. Në mbrëmje do të zgjidhni një përfaqësues që do të japë përgjigjen përfundimtare dhe Vëllai i Madh do t’ju njoftojë nëse e keni gjetur apo jo. Nëse përgjigja juaj është e saktë do të keni një avantazh. Nëse ninxhat nuk zbulohen do të kenë ata një avantazh.”
(Kosova Sot Online)