A e ka dashuruar Kiara - Luizin apo e ka përdorur për lojë?

  • A.P /
  • 26 March 2023 - 14:22
A e ka dashuruar Kiara - Luizin apo e ka përdorur për lojë?

Në ldihje me përjetimet dhe emocionet e përballjes me realitetin, Kiara ka folur një ditë pas largimit nga "Big Brother Albania VIP", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

E pyetur se nëse e kishte imagjinuar jehonën dhe numrin e madh të fansave që ka fituar Luizi jashtë shtëpisë së Big Brother, ajo tha se nuk e priste në këto përmasa.

“E dija që kishte krijuar popullaritet për shkak të dronave që kishin ardhur, por jo në këto përpasa. Nuk e dija që kishte pasur edhe një protestë për të. Ai e meriton plotësisht adhurimin dhe pëlqimin nga publiku”, tha Kiara.

Një pyetje që iu shfaq Kiarës ishte se a do ta pranojë Luizin i cili ka deklaruar se është pa shtëpi dhe pa punë.

“Ditën e parë në BBV Luizi ka hyrë me një valixhe dhe ka thënë unë vetëm këtë kam. Nuk kam asgjë jashtë. Une e kam dashuruar atë njeri brenda një burgu, pa patur asgjë, e kam dashuruar me gjithë shpirt”, deklaroi Kiara Tito.

(Kosova Sot Online)