Ronela kujton e pikëlluar babain: Bëhen 10 vite që s’të kam

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 15:19
Ronela kujton e pikëlluar babain: Bëhen 10 vite që s’të kam

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e ka nisur ditën e sotme me një dedikim prekës për babain e saj të ndjerë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ronela ka prekur të gjithë me fjalët duke publikuar foton e fundit që kanë realizuar bashkë.

“Kjo është fotoja e fundit që kishim bashkë, sepse pas dy ditësh ti nuk ishe më. Në këtë foto ka shumë sëmundje, shëmti, trishtim, dhimbje.. ka shumë dhimbje në fakt. Por një gjë është e sigurt! Nuk ka asnjë foto që ka aq shumë dashuri sa kjo! Bëhen 10 vite që s’të kam dhe sa do doja vetëm një orë të të përqafoja pak! Kur lutem, pas Zotit te kam ty se e di që ti nuk do largohesh asnjëherë prej meje dhe e di jam njeriu që të ka dashur më shumë në botë! Të dua si përherë Busho!”, ka shkruar Ronela.

Image

(Kosova Sot Online)