Ja me çfarë po merret tani Çiljeta

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 18:48
Ja me çfarë po merret tani Çiljeta

Çiljeta Xhilaga ka vite që është shkëputur nga muzika, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pak kohë më parë ajo nisi një biznes të sajin, duke hapur një dyqan që ofronte shërbime të ndryshme për gratë, që nga flokët e deri te make-up. Por tashmë ajo ka një angazhim tjetër.

 

Çiljeta iu është rikthyer shkollës, e tashmë është studente e Universitetit privat, në degën e Kriminologjisë.

Sot ajo ka ndarë një video në “Instastory” ku shihet se është ulur në bankën e universitetit e po dëgjon pedagogen.

Image

(Kosova Sot Online)