Bledi - Kristit: Luizi të rriti me duart e tij

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 15:48
Bledi - Kristit: Luizi të rriti me duart e tij

Mëngjesin e sotëm në oborr, Kristi dhe Bledi patën një diskutim me njëri-tjetrin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo pasi, Bledi fillimisht e cilësoi Kristin si person të paaftë, që sipas tij di vetëm të joshë femrat dhe të bëjë stërvitje.

 

Ai shtoi se Kristi është një klonim i Luizit, ndaj ky i fundit do ta marrë me vete në finale, si triumf.

Kristi u shpreh se do ishte shumë krenar, nëse ai kur të dalë nga shtëpia do thotë se Luizi i ka mësuar batutat dhe gallatat.

Bledi i tha Kristit se atë e rriti Luizi. Sipas tij, Kristi erdhi pa “forma” dhe Luizi e bëri me forma, njëjtë si skulptura që përgatiti Dea, u shpreh ai.


(Kosova Sot Online)