Babai i Kiarës: Opinionistët po 'zgërdhihen' nuk e kanë nxjerrë pozitive Kiarën

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 21:50
Babai i Kiarës: Opinionistët po 'zgërdhihen' nuk e kanë nxjerrë pozitive Kiarën

Pas rikthimit të së bijës në “Big Brother VIP” , reagimin e publikut babai i Kiarës, Arbër Tito, e quan "Hip se të vrara, zbrit se të vrava”,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Babai i modratores tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë, teksa ka treguar se ndihet shumë i prekur nga reagimi i publikut ndaj sjelljes së Kiarës.


Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.
Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia.

“Unë jam i prekur, sepse nuk ka një argument bazë që t’i kundërvihet Kiarës, por merren me veshjen (e bardhë apo e zezë), me kryqin (e ke apo s’e ke), nuk përmenden gjërat pozitive të Kiarës… Sa për sjelljen e Kiarës, kur ndryshon, pse ke ndryshuar, nëse nuk do të ndryshonte, do thoshin kjo kështu ngeli, nuk zë mend”, – tha mes të tjerave babai i Kiarës.

Kur mësoi se Kiara dhe Efi janë përqafuar, ai tha se është shumë i lumtur, sepse e bija nuk mban zemëratë.


(Kosova Sot Online)