Ja pse Jennifer Lopez u kritikua nga fansat

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 19:10
Ja pse Jennifer Lopez  u kritikua nga fansat

Jennifer Lopez u kritikua nga fansat për faktin që lançoi markën e saj të alkoolit, Delola, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

J.Lo prezantoi kompaninë e saj të pijeve të frymëzuar nga bregdeti italian, por lajmi u prit me reagime të forta nga ndjekësit, të cilët theksuan se J.Lo nuk pi alkool.

 

“Gjithnjë e më shumë po e kuptoj rëndësinë e shijimit të jetës,” shkroi Lopez në Instagram. “Unë thjesht doja të krijoja diçka më të mirë – diçka me shije më të mirë, përbërës më të mirë, diçka që do të doja ta pija me miqtë dhe familjen time, dhe kjo është Delola.”

Menjëherë pas kësaj, njerëzit nxituan të komentonin për vendimin e saj. “Oh, wow! Kjo është zhgënjyese. Pse të krijosh një pije alkoolike duke pasur parasysh se ke folur për efektet negative të alkoolit dhe faktit që ti nuk pi alkool? Kjo nuk të përshtatet fare. Vërtet, jam kurioz, pse po shet alkool?” shkroi dikush.

Një tjetër ra dakord, duke shkruar: “J.Lo, ti nuk pi alkool. Kjo është si diçka që dihet dhe është theksuar në shumë raste. Dua të them…E kuptoj – paratë janë para – por mamasita, ti nuk pi alkool.”

Në mesin e një morie komentesh që shprehnin zhgënjim, një fans ishte kurioz se pse Lopez zgjodhi të themelonte një markë alkooli duke marrë parasysh problemet e së kaluarës së burrit të saj Ben Affleck me alkoolin, për të cilat ai ka shkuar në rehabilitim disa herë.

“Për hir të së vërtetës, sigurisht që është biznes dhe ka të bëjë me paratë, por thjesht duket shumë e çuditshme të promovosh alkoolin, kur ke folur se sa i keq është alkooli dhe si ndikon në lëkurën tënde dhe pse nuk është pjesë e stilit tënd të jetesës. (Për të mos përmendur problemet e kaluara të Ben). Por hej, të gjithë e kthejmë pllakën për para, apo jo?” tha një tjetër.

Lopez zbuloi se ky projekt daton prej dy vitesh, duke shtuar se Lola është një pseudonim i saj i kahershëm që tregon “anën e saj më lozonjare, të shkujdesur.”

(Kosova Sot Online)