"Shumë surpriza", babai i Kiarës dhe motra e Luizit darkojnë bashkë

  • E.k /
  • 11 April 2023 - 11:08

Motra e Luiz Ejllit, ka treguar dje se ka mbërritur në Tiranë, ku ka lënë të nëkuptohet se mund të ketë një surprizë për Luizin sonte, raporton “Kosova Sot Online”.

Motra e Luizit ka postuar një fotografi, ku ka treguar se ka darkuar me babain i Kiarës, ku kanë konsumuar një darkë të këndshme së bashku.

Ajo e ka falënderuar familjen Tito për mikëpritjen.

Ajo ka shkruar se do të qëndrojë në Tiranë për shumë surpriza, nuk dihet se për çfarë surprizash e ka pasur fjalën, por mbetet të shihet.

“Gëzuar për Kiarën dhe Luizin. Faleminderit familja Tito për mirëkuptimin e dhuruar! Arbeni, babai i Kiarës dhe unë ndodhemi në Tiranë, për një darkë ku më ka ftuar. Babai i Kiarës do ikë nesër, unë do të rri për shumë surpriza”, shkruan Ina Ejlli.

(Kosova Sot Online)