Luizi e përmend Hashim Thaçin, "Emocion ka qenë"

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 09:40
Luizi e përmend Hashim Thaçin,

Luiz Ejlli është zgjedhur kryeministër i qeverisë së krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai u betua para banorëve, duke shpallur BBVA “të pavarur dhe demokratike”.

Fjalët e Luizit ishin të njëjta me ato të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kur e kishte shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik në vitin 2008.

Luizi është shprehur se e mban mirë ditën e pavarësisë së Kosovës.

Ejlli tha se atë ditë Prishtina ka qenë e bllokuar.

Nita e ka përgëzuar Luzin që e mban mend atë ditë të veçantë për Kosovën.

“Unë aty e thash me anë të kësaj deklarate e shpalli Big Brother të pavarur dhe demokratik. Edhe Hashim Thaçi ka thënë se më anë të kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Emocion ka qenë… Prandaj e thash. Doli aty Hashimi, kamera ka qenë vetëm në njërën anë.. Ishte bllokuar Prishtina atë ditë”, tha Luizi, teksa Nita i tha sa mirë që e mban mend.

(Kosova Sot Online)