Kiara për Efin: Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 16:50
Kiara për Efin: Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit

Nga distancimi i Efit dhe nga shprehja që ajo i tha “Ti njëherë më rri larg”, Kiara është ndjerë shumë e ofenduar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Duke biseduar me Jorin, Kiara tha se është lënduar nga debati që pati me Efin, pasi e ka konsideruar mike. Ajo ngriti pyetjen se çfarë të keqe i ka bërë Efit që ajo thotë se e do larg.

 

Sipas saj, kur thua për dikë që dëshiron të të qëndrojë larg, nënkupton që ai person paraqet rrezik të madh për ty.

Kiara shtoi se Efi “nuk ka çfarë i bën gomarit dhe i bie samarit”. Ajo i tha Jorit se Efi nuk kapet dot me Luizin dhe nervat që ka me të, ia nxjerr asaj.

(Kosova Sot Online)