Luizi Ejlli thyen rekord për një orë

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 22:25
Luizi Ejlli thyen rekord për një orë

Padyshim për shqiptarët, artisti i njohur Luiz Ejlli tashmë është shndërruar në një fenomen, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ai vijon të thyejë rekorde të ndryshme dhe tashme është shndërruar në një ikonë.

 

Instagrami që u hap sonte nga e fejuara e tij, Kiara Tito, me të cilën u dashurua gjatë kohës sa ishte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka arritur që brenda një ore të marrë 119 mijë ndjekës.

“E vetmja faqe zyrtare! @itsluizejlli”, ka shkruar Kiara, e cila pranoi të jetë gruaja e Luizit pasi që ky i fundit i propozoi asaj gjatë kohës sa ishte në shtëpi.


“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit.Sic edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, persa kohë ai është ende brënda në shtëpinë e Big Brother, edhe kështu do të ndodh. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!”, shkruan në postimin e parë që është bërë në këtë faqe të Instagramit. 

Linku i instagramit zyrtar të Luiz Ejllit

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

 

 

(Kosova Sot Online)