Luizi dhe Kiara flasin për herë të parë si çift

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 12:14
Luizi dhe Kiara flasin për herë të parë si çift

Luizi bashkë me Kiarën, ka dhënë një intervistë, pasi fitoi edicionin e dytë të Big Brother Vip, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurove, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

I pyetur për eksperiencën e tij në BBV, Luizi u shpreh shumë i lumtur për gjithçka. Ai afroi edhe Kiarën pranë vetes duke treguar se ka partneren më të bukur në botë. Kiara tha se gjëra të bukura i presin ndërsa Luizi u shpreh se më në fund do jetojnë dashurinë e tyre pa kamera.

Të pyetur se cila është gjëja e parë që do bëjnë pas finales, Luizi u përgjigj se do shkojnë më në fund në shtëpi. Ndërsa Kiara tha: “Gjëja e parë që do bëjmë do qetësohemi”.

(Kosova Sot Online)