Kristi: Jam i lumtur që isha pjesë e Big Brother Albania VIP

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 13:44
Kristi: Jam i lumtur që isha pjesë e Big Brother Albania VIP

Kristi u radhit si i dyti në "Big Brother Albania VIP", pasi fitores meritore të Luiz Ejllit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kristi pasi erdhi në studio foli për eksperiencën e tij në Big Brother. Ai u shpreh mirënjohës për këtë rrugëtim dhe tha se nuk është aspak i zhgënjyer.

 

Kristi: Do doja të isha ende në shtëpi, nuk më pelqen fare ky pozicion. Luizi meriton respektin tim. Jam i lumtur që isha pjesë dhe nuk jam fare i zhgënjyer.

Në Belgjikë prej vitesh, Kristi u kthye në Shqipëri pas ftesës së marrë nga produksioni i Big Brother për të qenë pjesë e këtij spektakli madhështor, i cili rrëmbeu përpara ekranit milionë shqiptarë.

(Kosova Sot Online)