Luizi tregon arsyen pse nëna e tij nuk ishte e pranishme në ceremoninë e kurorëzimit

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 17:46
Luizi tregon arsyen pse nëna e tij nuk ishte e pranishme në ceremoninë e kurorëzimit

Në ceremoninë e martesës së zhvilluar në natën finale të Big Brother, nga të gjithë u vu re se as nëna dhe as motra e Luizit nuk ishin të pranishëm, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në ceremoni ishin të pranishëm njerëzit më të afërt të Kiarës. Kurse nëna e Luizit ishte në gjymëfinale në shtëpinë e famshme për të surprizuar të birin, takoi Kiarën një ditë më vonë, por nuk ishte në ceremoni.

Përgjigjen për mungesën e saj duket se e ka dhënë Luizi. Në një intervistë  në after-partyn e Big Brother, ai ka thënë se shkoi të dielën në Shkodër sepse kishte nënën sëmurë. Luizi deklaroi se shkoi në shtëpi, bëri dush dhe u nis menjëherë në agim.

(Kosova Sot Online)