Rita Ora gati për festivalin evropian

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 17:02
Rita Ora gati për festivalin evropian

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë të martën si e ftuar speciale në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision 2023’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndonëse Kosova nuk ende e lejuar të marrë pjesë në këtë festival evropian, artistja e lindur në Kosovë ka arritur që me famën e saj ndërkombëtare të bëhet një emër i shumë dëshiruar për të qenë mysafire speciale në këtë shfaqje.

 

Rita e cila do të performojë një potpuri këngësh të saj në gjysmëfinalen e Eurovisionit, ka arritur tashmë në Liverpool për provat.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat, ku duket mjaft në formë të mirë teksa bëhet gati të performojë.

“ORAVISION mirë dhe me të vërtetë ka filluar! Provat janë duke u zhvilluar! Liverpool, të dua absolutisht”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Shqipëria përndryshe këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Image

(Kosova Sot Online)