Pse Efi është 'xheloze' për Kiarën dhe Luizin?

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 14:36
Pse Efi është  'xheloze' për Kiarën dhe Luizin?

Në një nga klubet e Tiranës bashkë me Noizyn, një natë pas finales së “Big Brother VIP” Luizi mbajti një koncert, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Para se të ngjiteshin të dy në skenë, Luizi performoi “Zjarr e ftohtë” dhe “Me ty”.

 

Këngën e dytë ai ia ka dedikuar Kiarës ndaj në momentin që e këndoi mori edhe moderatoren pranë vetes.

Mirëpo, kjo skenë duket se nuk i ka pëlqyer Efit. Ajo ka qenë në club e pranishme bashkë me ish-banorët e tjerë. Dhe në videot që janë publikuar prej tyre dëgjohet zëri i Efit, e cila shprehet me ironi që të dalin dhe ish-banorët e tjerë në skenë, të rrinë kot si Kiara.

“E forta do jetë të dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu ka dalë ajo, po rri kot atje”- dëgjohet të thotë Efi.

Ndërsa, në një video tjetër që po qarkullon në rrjet, zëri i Efit dëgjohet teksa thotë “sa fallco”, duke iu referuar Kiarës, e cila po i qëndronte pranë Luizit.

Image

(Kosova Sot Online)