Ja kur pritet të nisë 'Big Brother VIP Albania 3'

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 14:49
Ja kur pritet të nisë 'Big Brother VIP Albania 3'

Derisa Big Brother VIP 2 mbaroi, Sara Hoxha ka deklaruar se së shpejti do të ketë edhe Big Brother VIP 3 pas suksesit te jashtezakonshem që pati ky spektakël këtë vit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një interviste për “Shqipëria live”, producentja zbuloi se BBV3 pritet të nisë në periudhën vjeshtë-dimër, duke lënë të kuptohet se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit shumë të ndjekur, ndryshe nga viti i kaluar kur nisi në fund të dhjetorit.

 

Sara tha gjithashtu se nuk e di nëse do ketë më konkurrentë si Luizi që kthehen në fenomen.

Gjithashtu regjisori i Big Brother Eduart Grishaj konfirmoi se do nisë puna për BBV3.

“Tani sa e mbaruam, por mendoj se shumë shpejt do të nis puna përgatitore për BBV3”, tha ai.

(Kosova Sot Online)