'Kapen' Luizi dhe Zhaklina, Kiara shpërthen në lot

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 16:26
'Kapen' Luizi dhe Zhaklina, Kiara shpërthen në lot

Ende pa u transmetuar Post BBVIP2 ku protagonist janë opinionistja Zhaklin Lekatari dhe çifti i sapo martuar Luiz-Kiara, po diskutohet në media, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ata janë përplasur ashpër me njëri tjetrin ku nuk kanë munguar akuzat e Zhakut ndaj Kiarës duke e akuzuar se ndryshoi kur pa famën e Luizit.

 

Moderatorja është larguar duke qarë për tu rikthyer më vonë.

Kjo nuk e ka ndalur opinionisten e cila ka vazhduar me Luizin duke e etiketuar mashtrues si pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare dhe këtu përflitet se ka ndërhyrë edhe Arbër Hajdari i cili gjithashtu për herë të parë ka debatuar me Zhakun.

Kristi ose Olta janë padyshim fituesit e Zhaklinës dhe thuhet se disa banorë janë ngritur në formë proteste që Zhaku të lërë studion por sigurisht nuk është marrë parasysh.

Edhe Tea ka marrë minutat e saj ku ka risjellë temën e kërcënimit, ku sipas versionit të saj,Kiara dhe burri i tezes e kanë kërcënuar me shprehjen:”Do të vras”.

(Kosova Sot Online)