Kryesuesi ngatërron deputeten me Dafina Zeqirin

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 18:24
Kryesuesi ngatërron deputeten me Dafina Zeqirin

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është përmendur këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi dje është përballur me një situatë jo të zakonshme.

Ademi ka ngatërruar deputeten Dafina Stojanovski me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Teksa ai po përpiqej që ta ftonte Stojanocskin për ta marrë fjalën, i është drejtuar me fjalët “Ftojmë Dafina Zeqiri…..Dafina Stojanovski”.

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit.


(Kosova Sot Online)